| Partitë | Kuvallinen versio |
Përbërja:
Detyrat e partive
Partitë qeveritare dhe ato opozitare
Zgjedhjet
Partitë synojnë pushtet vendimprues. Ato tentojnë që të fitojnë sa më shum vende në parlament dhe në këshilla. Partitë poashtu synojnë të hyjnë në qeveri sepse qeveria është forca më e rëndësishme vendosëse.
Partitë kanë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Nëse politika e ndonji partie dështon, votuesit ndoshta nuk votojnë për atë parti në zgjedhjet e ardhshme.
Rënjët e partive Finlandeze janë nga vitet 1800. Partitë kanë lindur në bazë të ndonji ideali.
Partitë ndahen në parti politike të majtës, të djathtës dhe të qendrës. Parti të të majtës tradicionalisht janë partitë që përfaqsojnë punëtorët. Përkrahës të partive të të djathtës tradicionalisht janë p.sh. pronarët e firmave private. Popullata e fshatrave tradicionalisht ka përkrahur qendrën.
Idealet nuk janë zhdukur por kanë ndryshuar deri diku. Qytetarët e të sotmës mund të mendojnë se është vështirë t`i dallojnë partitë njerën nga tjetra. Kjo vështërson poashtu edhe zgjedhjen e asaj partie për të cilën dëshirojnë të votojnë.
Edhe pse të gjitha partitë duken se flasin për të njejtat gjëra, sidoqoftë ka dallim në atë se në cilat gjëra përqënndrohen partitë.
Partitë kujdesen për përparsitë e anëtarëve dhe votuesve të tyre. Synimi i partive është realizimi i politikës që përmirëson jetën e përkrahësve të tyre.
Vendimet politike kërkojnë rregulla të lojës dhe sjellje të stabilizuara. Partitë i njohin këto mënyra.
Ka do të ndodhte nëse në parlament nuk do të veprojshin partitë por secili parlamentarë do të vepronte krejtësisht pavarësisht? Atëherë do të ishte shum vështirë të vendosin.
Dalë nga dalë parlamentarët d ota vërejshin se vlenë të bashkohen dhe të themelojnë grupe për interesat e përbashkëta. Në këtë mënyrë do të formoheshin grupe të njerëzve që mendojnë njejtë dhe bashkpunimi i tyre do të thellohej së shpejti. Pas pak kohe në parlament do veprojshin partitë.
Partitë paras ë gjithash janë komunitete njerëzish, partitë i themelojnë njerëzit e rëndomtë. Ata kujdesen t`i realizojnë gjërat e rëndësishme për ta pra marrin pjesë në politikë.
Në parlament pas zgjedhjeve partitë ndahen në dy grupe, në qeveri dhe opozitë.
Partitë qeveritare janë në qeveri. Partitë e opozitëz veprojnë jasht qeverisë. Detyra e tyre është të ofrojnë alternativa politikës së qeverisë dhe të kritikojnë vendimet e saja.
Zakonisht, partitë synojnë të hyjnë në qeveri sepse aty kanë më tepër pushtet. Zakonisht, në qeveri hyjnë partia me e suksesshme në zgjedhje. Pas zgjedhjeve mbahen negociatat për qeveri ku mirren vesh se cilat parti në fund të fundit hyjnë në qeveri.
Qytetari ka të drejtën e votimit në zgjedhje dhe referendume kurë i mbushë 18 vjet.
Ata të huaj me banim të përhershëm mund të marrin pjesë në zgjedhjet komunale dhe referendumet komunale. Në zgjedhjet komunale mund të votojnë të gjithë ata që kanë së paku 18 vjet me nënshtetësi të Finlandës, ndonji shteti të UE, të Islandës apo Norvegjisë. Personi duhet të ketë banuar në atë komunë së paku 51 ditë para zgjedhjeve që të mund të voton aty. Nënshtetasi i shteteve tjera i cili ka qenë me vendbanim në Finlandë dy vite poashtu mund të voton në zgjedhjet komunale.
Secili nënshtetas i Finlandës që ka mbushur 18 vjet, mund të voton në:
Në zgjedhje qytetarët zgjedhin
I huaji me banim të përhershëm në Finlandë që ka mbushur 18 vjet, mund të voton në:
Qytetari voton për nji kandidat. Të gjitha zgjedhjet janë sekrete. Asnji qytetar tjetër nuk ka nevojë të din se për kend ka votuar votuesi.