Të drejtatKuvallinen versio
Pushteti i popullit nuk vepron pa të drejtat që i përkasin qytetarëve. Të drejtat janë të garantuara me kushtetutë.

Për të drejtat është fjala për lirinë dhe sigurinë e individit në shoqëri. Ato poashtu garantojnë edhe atë që qytetarët mund të jenë të inkuadruar në procesin e bërjes së vendimeve mbarëshoqërore.

Detyrë e shtetit demokratik është t`i mbronë të drejtat e individit.

Päerbërja:
Të drejtat në Finlandë
Kushtetuta
Të drejtat e qytetarëve
Të drejtat e qytetarit të UE
 
Të drejtat e njeriut

Të drejtat në Finlandë

Pushteti i popullit ndërtohet duke u bazuar në ligje. Ligjet e shoqërisë i rregullon parlamenti i zgjedhur ta përfaqëson popullatën. Të drejtat themelore të qytetarëve janë të shkruara në ligjin më të rëndësishëm, në Kushtetutë.

Me Kushtetutë mbrohen p.sh. e drejta e qytetarit për pjesëmarrje (p.sh. votimi në zgjedhjet), liria dhe siguria, e drejta për gjuhë, kulturë dhe fe si dhe e drejta për të ardhura për jetesë. Liria e fjalës si dhe liria e tubimit dhe bashkimit në shoqata sigurojnë veprimtarinë qytetare që i përket demokracisë.

Të drejtat themelore garantojnë që qytetarët të mund të jenë të inkuadruar në mënyra të ndryshme në bërjen e vendimeve mbarëshoqërore.

Të drejtat themelore përcaktojnë poashtu edhe kufinjët e përdorimit të pushtetit. Ndalimi i diskriminimit dhe e drejta për shqyrtim gjyqësor sipas drejtësisë sigurojnë qytetarët nga kaosi dhe pushteti diktatorial. 

Këthehu në fillim të faqes 

Kushtetuta

Ligji më i rëndësishëm i vendit është Kushtetuta. Ajo i përket të gjithë qytetarëve pa shiquar në moshë, gjini apo fe.

Kushtetuta përcakton se si udhëheqet Finlanda. Mu në Kushtetutë thuhet se ligjet i rregullon parlamenti i zgjedhur në zgjedhje të lira. Ajo poashtu përcakton se për cilat gjëra vendosë qeveria e shtetit apo prezidenti i republikës.

Në Kushtetutë janë të shkruara të drejtat themelore të qytetarëve. Asnjeni nuk guxon t`i shkelë të drejtat themelore të tjetrit e as anëtari i familjes së njejtë.

Të drejtat themelore i përkasin të gjithëve, poashtu edhe atyre që nuk kanë drejtë votimi. Të drejtat themelore mbrojnë poashtu edhe banorët e huaj në Finlandë.

Kushtetuta jep nji pasqyre se çka është me rëndësi në Finlandë. Asnji ligj tjetër nuk guxon të jetë në kundërthënje me Kushtetutën. Rregullimi, ndryshimi dhe anulimi i Kushtetutës është vështërsuar në krahasim me ligjet e rëndomta.

Këthehu në fillim të faqes

Të drejtat themelore të qytetarëve

Në Kushtetutë janë cekur të drejtat themelore të qytetarit. Ato i përkasin kryesisht individit por ca prej tyre mund të realizohen vetëm së bashku me tjerët, si p.sh. liria e tubimit.

Në ca raste kundërthënëse nji e drejtë themelore mund të jetë në kundërshtim me tjetrën. Ndonji gazetë p.sh. mund ta boton nji artikull ku bëhet fjalë negativisht për jetën private të personit. Në kundërshtim janë liria e fjalës me mbrojtjen e jetës private. Në atë rast duhet të bëjmë zgjidhje me të cilën nji e drejtë themelore duhet të lëshon pe apo të tërhjeket.

Disa të drejta themelore:

E drejta e votimit:
Secili nënshtetas i Finlandës që ka mbushur 18 vjet ka të drejtë të voton në zgjedhjet. 

Barabarësia:
Askush nuk guxon të vlendoset në pozitë me vlerë tjetër p.sh. në bazë të gjinisë, moshës, prejardhjes, gjuhës, fesë, invaliditetit të personit apo arsyes tjetër lidhur me personin.

Mosprekshmëria, siguria:
Secili ka të drejtë në liri personale, mosprekshmëri dhe siguri. Këto të drejta nuk mund të kufizohen as nga anëtarët e familjes së vete apo nga të afërmit tjerë. 

Lira e lëvizjes:
Qytetarët kanë liri të lëvizjes mbarë shtetit dhe ta zgjedhin vendbanimin e tyre. Shtetasit të Finlandës nuk guxon t`i ndalohet hyrja në shtet, të deportohet nga shteti apo të transferohet dhe t`i dorëzohet shtetit tjetër.

Mbrojtja e jetës private dhe pronës:
Qytetarët kanë të drejtë në jetë private dhe qetësi shtëpiake. Kushtetuta poashtu mbronë edhe pronën personale të secilit.

Liria e fesë dhe besimit:
Të gjithë kanë të drejtë ta njohin dhe mbajnë fenë e tyre. Banori mund t`i përket apo mos t`i përket ndonji bashkësie fetare.

Liria e fjalës dhe gjërat publike:
Në Finlandë secili ka lirinë e fjalës. Dokumentet dhe shenimet e zyrtarëve janë publike.

Liria e tubimit dhe bashkimit në shoqata:
Secili ka të drejtë të organizon tubime dhe të merr pjesë në to. Secili ka të drejtë të themelon shoqatë, të jetë anëtar i shoqatës dhe të merr pjesë në veprimtarinë e shoqatës. Poashtu secili ka të drejtë të mos i bashkangjitet shoqatës.

E drejta e shkollimit:
Të gjithë kanë të drejtë në mësim gratis në shkollë fillore. Secili duhet t`i ketë të njejtat mundësi të marrin edhe shkollim tjetër pos shkollës fillore. Gjendja e dobët financiare nuk guxon të jetë pengesë për shkollim.

E drejta për sigurim social:
Banorët kanë të drejtë për të ardhura esenciale për jetesë dhe për kujdes. Nëse vet nuk është i aftë të fiton për jetesë themelore atëherë ka të drejtë ta kërkon/merr nga shteti.

Obligimet:
Paralel me të drejtat themelore të qytetarëve janë obligimet e qytetarëve. Kushtetuta nuk i ka cekur të gjitha obligimet. Kushtetuta përmendë obligimin e pjesëmarrjes në mbrojtjen e vendit dhe obligimin për të paguar tatimet. Kushtetuta parasheh që bazat e obligimeve të rregullohen me ligje.

Këthehu në fillim të faqes

Të drejtat e qytetarit të UE

Nënshtetasi i Finlandës është poashtu edhe shtetas i Unionit Europian.

Nënshtetësia e Unionit përfshinë të drejta të caktuara si p-sh. e drejta e lëvizjes/qarkullimit të lirë dhe qëndrimit në teritorin e shteteve anëtare të UE. Shtetasi i UE p.sh. poashtu mund të kërkon dhe pranon punë në shtetet tjera anëtare.

Unioni Europian nga ana e tij mbikqyrë që të drejtat që i përkasin shtetasve të UE të realizohen në të gjitha shtetet anëtare.

Këthehu në fillim të faqes

Të drejtat e njeriut

Me të drejtat e njeriut nënkuptohen kryesisht ato të drejta të cilat janë të garantuara me marrëveshjet ndërkombtare për të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut janë pjesë e të drejtës ndërkombtare.

Të drejtat e njeriut të banorëve janë të shkruara në Kushtetutat e shteteve të ndryshme. Ato janë pjesë e legjislaturës së atyre shteteve.

Themelues i shum marrëveshjeve ndërkombtare për të drejtat e njeriut është publikimi/shpallja e të drejtave të njeriut nga ana e Kombeve e Bashkuara apo KB. Pikat e marrëveshjes janë të lidhura p.sh. për eliminimin e diskriminimit dhe trajtimeve që ulin vlerën e njeriut.

Shum nga marrëveshjet për të drejtat e njeriut obligojnë Finlandën dhe ato janë marrë parasyshë p.sh. në Kushtetutën e Finlandës.

Këthehu në fillim të faqes