| Mënyrat e ndikimit | Tekstiversio |
Qytetari mund të ndikon në bërjen e vendimeve në mënyra të ndryshme. Mënyra tradicionale të ndikimit janë për shembull votimi në zgjedhjet, veprimi si person i besueshëm në komunën e vete apo ndoshta veprimi në këshillin e banorëve të ndërtesës.
Ndikimi mund të shiqohet edhe më gjërsisht. Në këtë pjesë të faqeve prezentohen disa mënyra të ndikimit.
Përbërja:
Zgjidhjet e përditshme
Bisedat publike
Të organizuarit në grupe
Pjesëmarrja në bërjen e vendimeve
Mësimi i aftësive të qytetërimit
Me veprimet vetanake mund të ndikohet. Për shembull, për shpenzim dhe ambient lidhen zgjidhje të ndryshme që janë ndikim politik ditor. A dëshironi të bleni prodhimet e prodhuara në vend apo jasht vendit apo prodhimet që më pak ndotin ambientin?
Zgjidhjet që i bëjmë në jetën e përditshme ndoshta nuk bëjnë ndikim të kjartë e të dukshëm shpejtë në shoqërinë. Por nga prockat e vogla bëhet lumi i madh. Nëse mijëra apo miliona njerëz bëjnë zgjidhje të njejta, kjo mund të ketë rëndësi të konsiderueshme.
Në ndikim të përditshëm bën pjesë edhe dhënja e shembullit dhe shpërndarja e informatave njerëzve në rrethinën e afërt.
Lira e fjalës dhe liria e mendimeve janë vlera esenciale të demokracisë. Nxitja e bisedës së haptë publike dhe pjesëmarrja në te është nji formë e ndikimit. Si mjet mund të jetë për shembull botim i nji shkrimi/mendimi apo ndoshta demonstratat.
Përmes bisedave të hapta të qytetarëve dalin në shesh gjërat për të cilat edhe vendimtarët politik duhet dhënë mendimin e tyre. Duke i sjellur në dritë gjërat e rëndësishme qytetarët mund të ndikojnë
Përmes bisedave të hapta publike të qytetarëve dalin në shesh gjërat për të cilët edhe vendimtarët politik duhet dhënë mendimin e tyre. Duke I sjellur në dritë gjërat e rëndësishme qytetarët mund të ndikojnë në atë se për cilat gjëra vendimtarët vendosin në komuna apo në parlament.
Mjetet e informimit si shtypi dhe televizioni kanë pozitë qëndrore në atë se për cilat gjëra bisedohet në shoqëri. Mjetet e informimit ngrisin në rend të parë poashtu edhe gjërat e paraqitura nga qytetarët. Mjetet e lira të informimit mbajnë në funkcion bisedat që i përkasin demokracisë mbi atë se çfarë duhet të jetë shoqëria sipas mendimit të qytetarëve.
Sipas Kushtetutës në Finlandë është liria e tubimit dhe bashkimit në shoqata. Qytetarët mund të tubohen të bisedojnë për gjërat e rëndësishme për ta dhe të kenë synim të përbashkët.
Qytetarët poashtu munden lirisht të themelojnë shoqata. Kjo liri përdoret me zellë. Në Finlandë ka më se 100 000 shoqata.
Ka shoqata të llojllojshme dhe kanë synime të ndryshme. Më të shpeshta janë shoqatat sportive, kulturore, shoqatat lidhur me hobi të ndryshëm, shoqatat politike si dhe shoqatat e përqëndruara në gjërat lokale.
Shum shoqata si shoqata e antialkoolistëve, shoqata e klasës punëtore apo shoqatat e barabarësisë së femrave patën rol të konsiderueshëm në historinë e Finlandës.
Zëri i grupit dëgjohet më mirë
Lëvizjet popullore, shoqatat dhe partitë tubojnë njerëzit të ndikojnë së bashku. Mendimi i grupit zakonisht dëgjohet më mirë se i individit të vetëm.
Poashtu edhe individi ka përkrahjen e grupit. Për shembull, pjesëmarrja në veprimtarinë e ndonji grupi hapë rrugën drejtë bërjes së vendimeve politike.
Organizatat joqeveritare mund të paraqesin mendimet e tyre vendimtarëve dhe kështu të ndikojnë në bërjen e vendimeve. Për shembull, themelimi i lëvizjes popullore rreth nji gjëje aktuale shpesh është mënyrë e shpejtë dhe efikase e shprehjes së mendimit. Edhe udhëheqja dhe vendimtarët e kanë më lehtë të veprojnë me nji shoqatë të tillë e cila përfaqëson mendimet e shum njerëzve.
Qytetarët mund të marrin pjesë dhe të ndikojnë në bërjen e vendimeve në mënyra të ndryshme. Ndikimi shpesh është më efikas atëherë kurë vendimet janë duke u pregaditur. Në fazën pregaditore akoma mund të bëhen ndryshime në gjërat që vendosen.
Pregaditjen e vendimeve politike e bëjnë zyrtarët e shtetit dhe komunave. Shpesh problemi është si të mirren informatat për gjërat që janë në pregaditje për vendim. Kjo kërkon që qytetarët të përcjellin gjërat aktuale, p.sh. përmes mjeteve të informimit. Në pregaditjen e vendimeve bën pjesë edhe tubimi i mendimeve të qytetarëve për gjërat në pregaditje për tu vendosur.
Rolet e qytetarëve në bërjen e vendimeve
Rolet e qytetarëve në bërjen e vendimeve janë:
Qytetari mund të paraqet propozime, iniciativa dhe ideja vendimpruesve dhe udhëheqjes. Qytetari individ mund të bën iniciativën qytetare për diç të cilën duhet shqyrtuar në organet vendimpruese të komunës dhe në të cilën duhet të merr përgjegjen. Në anën tjetër, individi nuk mund të bën iniciativë për ndonji ligj, këtë mund ta bën vetëm deputeti në parlament.
Pjesëmarrja në dëgjim don të thot se gjatë kohës së pregaditjes administrata tubon mendimet e qytetarëve. Ato tubohen p.sh. duke kërkuar deklarata nga organizata të ndryshme joqeveritare apo duke organizuar bisedë për çështjen.
Pjesmarrje e autorizuar don të thot p.sh. se organizata joqeveritare është e inkuadruar të mendon dhe së bashku me udhëheqjen e komunës të realizon shërbime të rëndësishme për qytetarët.
Dhënja e vlerësimit don të thot se qytetarët mund të paraqesin vështrimet e tyre për nji çështje të rëndësishme. Për shembull, në faqet e internetit të komunës ka shpesh faqe enkas për dhënjen e vlerësimit/mendimit. Zyrtarët duhet ta marrin parasyshë vlerësimin e marrë nga qytetarët.
Demokracia që funksionon kërkon që qytetarët të dijnë si funksionon demokracia. Poashtu është me rëndësi që qytetarët të jenë të aftë të vlerësojnë përdorimin e pushtetit dhe vendimet e bëra. Dijenia mund të shtohet me shkollim.
Shkollat kanë detyrë të rëndësishme në mësimin e demokracisë. Principet e funksionimit të demokracisë mësohen në shkolla.
Më vonë, mësim për landën mund të mirret p.sh. në univerzitetit popullor dhe në shkollat për arsimimin e fuqisë punëtore.
Sidoqoftë, funksionimin e demokracisë më së miri mund ta mësosh duke marrë pjesë vet. P.sh. duke marrë pjesë në veprimtari të ndonji organizate, në punë vullnetare apo veprimtari partiake mëson më të veprosh me njerëzit tjerë në çështje të ndryshme.
Aftësi qytetare të rëndësishme janë poashtu edhe p.sh. aftësia ta shprehë vehten duke folur apo duke shkruar, aftësia për negociata si dhe aftësia të vepron së bashku dhe të bashkpunon me njerëzit tjerë. Të gjitha këto mund të ushtrohen dhe të mësohen.