Organizatat dhe shoqëritëTekstiversio
Në demokraci bën pjesë shoqëra qytetare ku njerëzit veprojnë lirisht dhe vullnetarisht në mes vedi.

Në demokraci bën pjesë shoqëria qytetare ku njerëzit veprojnë lirisht dhe vullnetarisht në mes vedi.

Qytetarët formojnë grupacione zyrtare dhe jozyrtare të cilat tentojnë të veprojnë së bashku për të mirën e çështjeve të përbashkëta dhe të ndikojnë poashtu edhe në bërjen e vendimeve.

Në jetën e njeriut lindi vazhdimisht kërkesa në të cilat vendimpruesit e shtetit dhe komunave duhet ta japin mendimin e tyre. Liria e fjalës garanton që qytetarët të mund të paraqesin këso kërkesash.

Marrëdhënja e qytetarëve dhe vendimpruesve është ndikim reciprok i vazhdueshëm për atë se në çfarë shoqërie njerëzit dëshirojnë të jetojnë.

Organizatat joqeveritare

Sipas Kushtetutës në Finlandë egziston liria e tubimit dhe bashkimit në shoqata. Qytetarët mund të tubohen të bisedojnë së bashku për gjërat e rëndësishme për ta dhe të ndjekin synimet e tyre të përbashkëta.

Poashtu, qytetarët munden lirisht të themelojnë shoqata. Këtë liri e shfrytëzojnë mjaft me zell. Në Finlandë ka mbi 100 000 shoqata.

Ka shoqata të shumllojshme dhe ato mirren me çështje të ndryshme. Më të shpeshtat janë shoqatat sportive, kulturore, shoqatat e lidhura për hobi të ndryshëm, shoqatat politike si dhe shoqatat e përqëndruara në çështjet lokale.

Shum shoqata si shoqata e antialkoolistëve, shoqata e klasës punëtore apo shoqatat e barabarësisë së femrave patën rol të konsiderueshëm në historinë e Finlandës

Lëvizjet popullore, shoqatat dhe partitë tubojnë njerëzit të ndikojnë së bashku. Mendimi i grupit zakonisht dëgjohet më mirë se i individit të vetëm.

Poashtu edhe individi ka përkrahjen e grupit. Për shembull, pjesëmarrja në veprimtarinë e ndonji grupi hapë rrugën drejtë bërjes së vendimeve politike.

Organizatat joqeveritare mund të paraqesin mendimet e tyre vendimtarëve dhe kështu të ndikojnë në bërjen e vendimeve. Për shembull, themelimi i lëvizjes popullore rreth nji gjëje aktuale shpesh është mënyrë e shpejtë dhe efikase e shprehjes së mendimit.

Edhe udhëheqja dhe vendimtarët e kanë më lehtë të veprojnë me nji shoqatë të tillë e cila përfaqëson mendimet e shum njerëzve. 

Organizatat e tregut të punës

Organizatat që përfaqsojnë punëtorët dhe punëdhënësit apo organizatata e tregut të punës janë ndikues të rëndësishëm.

Në organizatat e punëtorëve apo në sindikate profesionale bëjnë pjesë gadi tri të katërtat e punëtorëve. Përkatësia sindikatit është më e shpeshtë se në shum shtete tjera.

Organizatat e tregut të punës bëjnë kontrata për kushtet e punës ku caktohen rrogat, orët e punës dhe gjërat tjera të rëndësishme lidhur me punën. Kontratat për kushtet e punës i përkasin të gjithëve që punojnë në degën e njejtë. Ato ngrisin sigurinë e punëtorëve.

Organizatat e tregut të punës bëjnë negociata edhe me qeverinë. Organizatat mirren vesh me qeverinë për shembull për përmirësimin e kushteve të punës dhe për gjërat tatimore.

Pakicat në pushtetin e popullit

Finlanda është plot pakica. Praktikisht secili i takon ndonji pakice.

Populli është nji grup laraman i njerëzve. Qytetarët mund të flasin gjuhë të ndryshme, p.sh. finlandisht, suedisht, rusisht apo gjuhën somaleze. Kulturat e tyre mund të jenë të ndryshme dhe familjet e tyre ndoshta janë shpërngulur nga shtetet tjera. Në vlerat themelore të pushteti popullor bëjnë pjesë njohja dhe pranimi i kësaj shumllojshmërie.

Demokracia nuk është pushtet i popullit shumicë. Mirren parasyshë të drejtat e grupeve të ndryshme pakicë. Demokracia është dialog mes njerëzve dhe vlerave të ndryshme.

Shum pakica kanë themeluar organizata që të dëgjohet zëri i tyre. P.sh. imigrantët kanë shoqata të shumta të cilat përkrahin komunitetet e tyre, ju ofrojnë shërbime dhe bëjnë veprimtari ndikuese në shoqërinë.