Mirë se vini në faqet kansanvalta.fi!Tekstiversio
Të nderuar qytetarë, mirë se vini në faqet e pushtetit të popullit Kansanvalta.fi . Faqet i janë dedikuar secilit që është i interesuar në pjesëmarrje politike apo në ndikim në shoqërinë. Në këto faqe gjinden të dhëna për të drejtat qytetare, mënyrat e ndikimit, shoqërinë qytetare finlandeze dhe bërjen e vendimeve politike.

Pikënisje në këto faqe janë principet kryesore të demokracisë finlandeze. Krijimi i politikës sidoqoftë nuk është vetëm votimi apo rregullimi i ligjeve.

Për shumicën, zgjidhjet e bëra në jetën e përditshme janë ndikim politik. Njerëzit bëjnë zgjidhje në shpenzimin e tyre, veprojnë në shoqata joqeveritare si vështrues të gjërave të rëndësishme për ta dhe janë nëpër detyra të besueshme në komunat e tyre. Përmes shoqatave të banorëve dëshirohet pjesëmarrje në planifikimin e lagjës së banimit të tyre, në shoqatat studenteske zhvillohet shkolla dhe në këshillin e pleqëve mendohet për shërbime më të mira për pleqë. Ndikim politik pra janë veprimet e njerëzve të rëndomtë.

Ndjenjat dhe veprimet

Shpesh dëshira/interesimi për të ndikuar nxitet kurë ndonji gjë na prekë në nji mënyrë apo tjetrën jetën tonë. Pa zjarrin e ndjenjave rrallë ka veprimtari të banorëve. Sidoqoftë, vetëm ndjenjat nut mjaftojnë por nevojitet edhe dijenia. Dijeni për mënyrat se si të ndikohet dhe për të drejtat e qytetarëve. Dijeni se si lindin vendimet e përbashkëta në demokraci. Dijeni se kurë mundet dhe kurë vlenë të ndikohet në gjëra.

Gjërat të lidhura me politikë për shumicën e banorëve duken të vështira dhe të largëta. Në Kansanvalta.fi mundohemi të tregojmë kjartë dhe saktë për demokracinë finlandeze. Pos këtyre faqeve mund të njohtoheni edhe me faqet në gjuhën anglishte në të cilat gjeni më tepër shenime. Shpresojmë se do të gjenë mjaft të dhëna për shtegun e ndikimit.

Realizuesit e Kansanvalta.fi